Kombëtarja e Argjentinës në basketboll ka mposhtur Japoninë 97 – 77.
Argjentina ka mposhtur Japoninë me rezultat 97-77 në Lojërat Olimpike.
Argjentinasit ishin në epërsi pothuajse gjatë tërë ndeshjes, dhe me meritë arritën të fitojnë ndeshjen e parë në “Tokyo 2020”.
Më meritorët në fitoren e Argjentinës ishin Luis Scola me 23 pikë e 10 kërcime dhe Facundo Campazzo me 17 pikë, shtatë kërcime, 11 asistime.
Te Japonia u dallua Yudai Baba me 18 pikë, shtatë kërcime, tre asistime.
Me këtë fitore Argjentina kualifikohet në çerekfinale, ndërsa Japonia eliminohet nga Lojërat Olimpike.