SHBA-ja ka kaluar në gjysmëfinale të garës së meshkujve në basketbollin e Lojërave Olimpike në Tokio, pasi e mundi Spanjën në një çerekfinale fantastike.
Amerikanët nuk e nisën mirë takimin dhe po humbnin me 10 pikë dallim kah fundi i çerekut të dytë, por i mahnitshmi Kevin Durant i udhëhoqi ata drejt fitores 95:81.
Durant i shënoi 29 pikë për t’ia mbajtur gjallë SHBA-së shpresat për medalje të artë në Tokio.
Ricky Rubio ishte i shkëlqyeshme për Spanjën, duke i shënuar plot 38 pikë, por as kjo nuk i mjaftoi spanjollëve për ta ndalur SHBA-në.
Në gjysmëfinale, SHBA-ja do të përballet me fituesin e duelit çerekfinal mes Australisë dhe Argjentinës.