Dardanët kundër Moldavisë

Basketboll

Dardanët kundër Moldavisë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:27
Dardanët kundër Moldavisë

Kosova U18 në konkurrencën e meshkujve pas fitores ndaj Shqipërisë me rezultat 85:62 do të përballet me Moldavinë.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në Tiranë nga ora 19:00. Fillimisht sonte do të përballen Shqipëria dhe Moldavia (19:00), kurse me ndeshjen Moldavia-Kosova të enjten, do të mbyllet faza e grupeve.

Dardanët zhvilluan një lojë shumë të mirë përballë kuqezinjve dhe kanë bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, megjithatë kërkojnë fitoren kundër Moldavisë për të siguruar vendin e parë në grup.

Dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë luan për pozitat 5-7.

Synimi i Kosovës U18 është që të paktën të arrijë deri në finale të kësaj gare që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat