KB Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike për sezonin 2021/22.
Peja ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe i kthehet kësaj gare pas vetëm një viti mungesë.
Lajmi për rikthimin e KB Pejës është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.
“Mirë se u ktheve, KB Peja” – thuhet në postim.
Kujtojmë se përveç Pejës, edhe Sigal Prishtina do të marrë pjesë në këtë garë.