Një tjetër medalje e artë është rrëmbyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020”.
ShBA-të e kanë mposhtur Kombëtaren e Francës në basketboll me pesë pikë diferencë dhe ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Rezultati final ishte 87-82, ndërsa lojtari më i mire ishte Kevin Durant i cili kontribuoi me 29 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, përcjellë KosovaPress.
Kjo ishte medalja e 16-të për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lojërat Olimpike.