KB Rahoveci nuk ka të ndalur në transferime.
Skuadra e Rahovecit po vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.
Së fundmi ‘vreshtarët’ kanë shtuar në radhët e tyre edhe lojtarin amerikanë Wes Alcegaire.
Alcegari luan në pozitën 3, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Inter Bratislavës në Superligën e Slllovakisë.
Kujtojmë që sezonin e ardhshëm Rahoveci do të garojë edhe në Ligën Unike.
Gjatë ditëve në vijimi ekipi nga qyteti i ‘rrushit’ do të zyrtarizojë edhe disa përforcime të tjera.