KB Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Nicholas Alfred Tomsick.
Kroato-Amerikani luan në rolin e organizuesit dhe disa herë ishte shpallur si lojtari i vitit në Islandë.
Postimi i plotë i Prishtinës pa ndërhyrje:
“Welcome Home to the Home of Champions Nicholas!
Edhe një super profesionistë në radhët tona!
Nicholas Alfred Tomsick lojtari më i ri i KB Sigal Prishtina!
Kroato- Amerikani është organizues i lojës në pozitën 1.
I shpallur lojtar i vitit disa herë në ligën e Islandës, Nicholas ka luajtur në ligën Kroate dhe se fundi në ligën e Islandës për Tindasoll në Urvalsdeild karla.
U bë i njohur me performancën fantastike në lojën përmbyllese në Urvalsdeild.
Nicholas është një profesionist që përçon energji pozitive në ekip dhe me një shpirt luftaraku”, shkroi klubi.