Ja kush më kë takohet në elitën e basketbollit të Kosovës

Basketboll

Ja kush më kë takohet në elitën e basketbollit të Kosovës

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:01
Ja kush më kë takohet në elitën e basketbollit të Kosovës

Është hedhur shorti për edicionin e ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Edicioni i ri do të fillojë në mesin e muajit shtator.

Ky edicion pritet të jetë shumë interesante, kurse nuk mungojnë ndeshjet interesante që nga java e parë, ku përballen Prizreni 16 dhe Rahoveci, ndërsa kampioni Golden Eagle Ylli në xhiron e parë përballet me Trepçën.

Skuadra e inkuadruar në elitë, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën, kurse çifti i fundit është Peja-Bashkimi.

Rivalët e vjetër, Peja dhe Sigal Prishtina do të përballen në javën e dytë.

Edicioni i ri do të nisë me Final 8 Superkupa, ku marrin pjesë tetë skuadrat e elitës nga 1 deri më 5 Shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat