Sezoni i ri 2021-2022 në NBA do të nisë pas dy muajsh (19 tëtor), por bastexhinjtë kanë nisur që tani të japing kuotat e para në lidhje me ekipet favorite për titull.
Këtë sezon, sipas tyre, dy skuadra janë në “pole” për titullin: Lakers (Konferenca e Perëndimit) dhe Brooklyn Nets (Konferenca e Lindjes).
Sipas bastexhinjve, këto dy ekipe do të dalin në finale e madhe play off, duke mos përcaktuar dot më të mirën. Ardhja e Westbrook te Lakers ka rritur kuotat e ekipit kalifornian. Në njërin kah janë LeBron-James-Westbrook dhe në kahun tjetër janë Durant-Irving-Harden, një sfidë që pritet të dhurojë spektakël.
Në vendin e tretë të skuadrave favorite për titull ndodhen kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks e pas tyre vijnë New York, Phoenix, Golden State dhe Utah Jazz.