Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj po bën një merkato të fuqishme gjatë këtyre ditëve, duke konfirmuar disa transferime. Bëhet fjalë për basketbollistë vendës, që edhe më parë kanë veshur fanellën bardheblu, me mjaft përvojë ë Superligë.
I pari është shtatlarti Endrit Hysenagolli, që rikthehet të luajë me Tiranën, pas disa vitesh. “Rikthim në shtëpi”, shkruan shtatlarti kryeqytetas, një nga basketbollistët më të mirë të kampionatit tonë në vitet e fundit.
Një tjetër rikthim i konfirmuar është ai i organizatorit Klein Strazimiri, që duket se do të ketë detyrën e vështirë të organizimit të lojës.
Një tjetër basketbollist që vishet bardheblu është Julian Hamati, ndërkohë që priten të tjera surpriza.