KB Rahoveci ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Milik Yarbrough.
Yarbrough, ka përvojë të gjatë në basketbollin evropian dhe atë ameriko-latin.
Ai është i gjatë 1.98, teksa së fundi ka luajtur në Luksemburg, tek ekipi Heffingen.
Në këtë skuadër amerikani ka regjistruar mesatare fenomenale prej 21.8 pikësh, 10 kërcimesh e 2.8 asistimesh për ndeshje.
Përveç Luksemburgut, lojtari ka luajtur edhe në SHBA, Argjentinë dhe Portugali.
Te “Vreshatarët”, Miliki do të luaj në pozitat tre dhe katër.