Basketbollistja Marigona Rushiti rikthehet në klubin e Prishtinës. Ajo iu është mirënjohës klubit prizrenas, Bashkimi.
“U ktheva aty ku kam filluar çdo gjë, u ktheva në qytetin tim që ti mbroj ngjyrat kaltër dhe bardhë.
Këtë sezon do të jem pjesë e klubit basketbollistik KBF Prishtina dhe do jap kontributin tim në mënyrë që së bashku me klub ti arrijmë synimet tona.
Një falënderim shkon për klubin KBF Bashkimi ku sezonin e kaluar isha pjesë e klubit dhe kemi pasur një sezon mjaft të suksesshme dhe me shumë angazhim”, njofton Rushiti.