Klubi i basketbolli Prishtina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Wendell Mitchell për transferimin e tij në klubin kryeqytetas.
Mitchell vjen si rrjedhojë e angazhimeve të klubit për të përforcuar radhës e saj në prag të fillimit të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll, raporton KosovaPress.
Lajmi është lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku bëhet e ditur se Mitchell ka nënshkruar kontratë në prani te kryetarit të klubit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi.
Blerja e re është shprehur i lumtur që është bashkuar me Sigal Prishtinën.