Prizreni - 16 ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 106:69 (26:21, 26:15, 26:11, 28:22) ndaj RC Cola Cola Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e çerekfinales së Superkupës së Kosovës.
Basketbollistët Hajdari, Fells e Zenelaj, secili shënuan nga 17 pikë, i ndihmuar nga Johnson me 15 pikë, siguruan fitoren e thellë të Prizrenit.
Prizreni -16 është në gjysmëfinale, ndërsa Drita eliminohet.
Ibrahimi ishte më i dalluar tek Drita, me gjithsej 20 pikë por nuk i mjaftuan të shmang humbjen e thellë.
Prizreni 16 në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Peja-Sigal Prishtina, që zhvillohet nga ora 19:00.