Pas Prizrenit - 16 edhe Peja është në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Pejanët shënuan fitore me rezultat 83:76 (23:14, 15:23, 24:16, 21:23) ndaj Prishtinës, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ndeshje me rivalitet të madh, por pejanët treguan përqendrim me të madh në disa momente dhe u shkëputën në epërsi.
Në minutën e 37-të, rezultati ngushtohet në 74:72.
Prishtina luftonte me mish e më shpirt dhe ngushton rezultatin në 77:76 ndaj Pejës në minutën e 39-të.. Peja triumfon me 7 pikë dallim (83:76).
Arian Qallaku, Ilter Erdem, Dardan Berisha e Hanrik Sirko, janë më efikasit të Peja.
Qallaku shënoi 18 pikë, Erdem 17, Berisha 16 e Sirko 14, ndërsa të prishtinasit Wendell Mitchell me 18 pikë dhe Muhamedali Janjeva 14.
Prizreni 16 në gjysmëfinale do të ndeshet me Pejën.