Prizreni 16 - Trepça, finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Trepça nga Mitrovica tregon fuqinë e saj duke i shkaktuar humbje me rezultat 81:69 (21:14, 16:13, 23:20, 21:20) kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit nga Theranda, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Mitrovicasit ishin më të mirë në tre çerekët e parë (21:14, 16:13, 23:20), duke udhëhequr me 14 pikë në minutën e 29-të dhe ngushtohet në 11 pikë rezultati (60:49) në minutën e 30-të.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/03/auto_241236443_1827183757461532_7058279465385205571_n1630695141.jpg)
Dhe në çerekun e katërt “xehetarët” u treguan më të mirë duke e fituar sfidën me rezultat 81:69.
Basketbollistët Samir Zekiqi, Drilon Hajrizi e Taurus Cockfield treguan lojë shumë të mirë në radhët e mitrovicasve. Zekiqi realizoi 20 pikë, i ndihmuar nga Hajrizi me 12 e Cockfield me 12.
Te Ylli u shqua Brandon Randolph me 14 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.
Finalja luhet të dielën në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.