Me 34 vota pro dhe vetëm 3 kundër, Avni Ponari ka fituar mandatin e tij të katërt në krye të Fedetarës Shqiptare të Basketbollit.
Ponari garonte vetëm në këto zgjedhje, ndërsa edhe një herë pati mbështetje të gjerë nga komuniteti i sportit të koshit.
Ndonëse të gjitha shoqatat patën kohën e mjaftueshme për të paraqitur kandidaturat për president, askush nuk doli që ta sfidonte Ponarin.
Ky i fundit vijon të ketë një mbështetje të gjerë në komunitetin e basketbollit, ndërsa tashmë do të certifikojë edhe mandatin e tij të katërt si president i FSHB-së në asamblenë zgjedhore.