Me një qetësi, me një organizim të mirë, me një atmosferë madhështore që mbretëron brenda klubit, sot Prizreni -16 është prej ekipeve më të frikshme në elitën e basketbollit të Kosovës.
Arbnor Rifati, kryetrajner i Prizrenit -16, si gjithmonë optimistë, ndërtojë ekip kompakte duke shënuar rezultate të lakmueshme.
Prizreni -16 është në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës, ku nesër në orën 17.00 ndeshen me Trepçën nga Mitrovica.
Rifati me Prizrenin - 16 synojnë trofeun e parë në histori të klubit, që me padurim po e pret qyteti i lashtë.
Optimizëm në taborin prizrenas para finales, por të gjithë janë me këmbë në tokë.
Prizreni -16 në finalen e madhe, kurrë më afër suksesit historik, ku i sheh përparësitë kundër Trepçës, sa jeni të përgatitur?
“Periudha e shkurt që kemi filluar stërvitje, mungesa e palestrës ‘Sezai Surroi’ dhe për 6 ditë 3 ndeshje janë jo aq të përballueshëm.
Ne do mundohemi të bëjmë më të mirën në finale por konsideroj që Trepça është favorit”, tha Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Prizreni -16 mbrëmë tregoi muskujt në gjysmëfinale kundër Pejës, duke shënuar fitore me 11 pikë dallim (96:85).
“Ne jemi të kënaqur me fitoren e mbrëmshme ku bëmë arritje historike duke u inkuadruar në finale dhe do të japim maksimumin”, përfundon Rifati.