Trepça nga Mitrovica starton me fitoren në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 72:69 (16:18, 22:19, 23:15, 11?17) ndaj kampionit në fuqi Golden Eagle Ylli.
Therandasit kthehen kokulur nga palestra “Minatori” në Mitrovicë.
Basketbollisti Drilon Hajrizi është më efikasi me 19 pikë, i ndihmuar nga Samir Zekiqi, të cilët janë ndër me të merituarit për fitoren e Trepçës.