Skuadra e NBA-së rikthehet në “shtëpi” pas një viti emigrim për shkak të Covid!
Skuadra e Toronto Raptors do të rikthehet të luajë në Kanada pas një viti emigrim në Amerikë, ku ndeshjet në fushën e saj i luante në Florida.
Kjo masë u morr vjet për shkak se ishte i ndaluar udhëtimi në Kanada, si pasojë e pandemisë Covid-19.
NBA mori vendim që Toronto, skuadra kampione dy vite më parë (2019) të luajë në fushën e tij takimet si pritëse. Interesant fakti se nga ekipi që dy vite më parë shpallej kampion nuk ka më asnjë basketbollist ende në grupin aktual të lojtarëve.