Mbrëmë është mbyllur xhiroja e parë në elitën e basketbollit kosovar.
Këtë mesjave ka nisur edicioni i ri në Superligën e Kosovës, ku në program ishin disa duele interesate.
Fillimisht të martën, Prishtina arriti të mposht Dritën 56-124, një ditë më vonë u zhvilluan edhe dy përballje tjera.
Trepça triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit 72-69, ndërsa Prizreni ishte më i mirë se Rahoveci duke fituar me rezultat 106-96.
Mbrëmë u zhvillua edhe ndeshja e fundit e xhirosë ku Peja fitoi me lehtësi ndaj Bashkimit me rezultat 86-51.
Pas xhiros së parë Prishtina kryeson renditjen tabelare me dy pikë, aq sa kanë edhe Peja, Prizreni e Trepça.
Kjo është renditja e plotë e ekipeve në Superligë pas xhiros së parë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/17/auto_BASKETBOLLIIIIIIIII1631865636.jpg)