Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.
Finalistët e Superkupës, Trepça dhe Prizreni 16 përballen të dielën në një super sfidë. Mitrovicasit kanë bërë shumë ndryshime nga stinori i kaluar, kurse prizrenasit pasi fituan Superkupën, kanë rritur ambiciet.
‘Xehetarët’ në xhiron e parë mposhtën Golden Eagle Yllin, kurse basketbollistët prizrenas shënuan fitore ndaj Rahovecit.
Golden Eagle Ylli-Bashkimi është një tjetër ndeshje që rikujton takimet e Superkupës, pasi këto dy skuadra u përballen edhe në çerekfinale të Kupës, ku fituan bindshëm therandasit, që shihen favoritë edhe për sfidën e së dielës.
E diel
17:00 Trepça – Prizreni 16
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi