FBK ka qenë e pamëshirshme për KB Trepçën pas incidentit në ndeshjen e Superligës ndaj Prizreni 16.
Ndeshja në “Minatori” nuk përfundoi mirë në fundjavë ku u lëndua edhe një basketbollist i mysafirëve.
Këto janë dënimet që iu dhanë KB Trepçës:
KB Trepça është dënuar me 1800 Euro.
D.Hajrizi, B.Zekiqi dhe V.Haxhiu janë dënuar me nga një ndeshje moslojë si dhe nga 600 euro.
Bujar Istrefi, zyrtar i KB Trepça është dënuar përjetësisht me ndalesë të ushtrimit të aktivitetit.