Në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës u zhvilluan sot pasdite dy sfidat gjysmëfinale të Kupës së Federatës në basketboll për femra. Flamurtari kampion në fuqi dhe Partizani fitues i Kupës janë dy ekipet finaliste të këtij eventi.
Në gjysmëfinale, Flamurtari fitoi 74-54 ndaj Studentit, një fitore e lehtë për basketbollistet vlonjate. Ato e dominuan gjatë gjithë kohës takimin dhe e merituan fitoren, duke siguruar finalen e radhës.
Më e bukur sfida tjetër gjysmëfinale, ku në derbin kryeqytetas, Partizani mposhti 71-67 Tiranën, në një ndeshje me emocione dhe rivalitet.
Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren, por në fund triumfuan vajzat e “kuqe”, që do të luajnë në finale ndaj vlonjateve.