Basketbollisti LeBron James, gjatë konferencës për shtyp që zhvilloi para fillimit të fazës përgatitore me Lakers, ka rrëfyer se 10 vite më parë ai mund të linte NBA-në për të luajtur në NFL (National Football League-Kampionatin Amerikan të Futbollit).
“King James” tha se vitin 2011, kur NBA u ndal për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve dhe sezoni nisi shumë vonë, dy skuadra “big” të NFL-së (regbija amerikane) i kanë ofruar kontratë për të luajtur me to. Bëhet fjalë për ekipet e Dallas Cowboys dhe Seatle Seahawks.
“Jerry Jones, pronari i Cowboys më ofroi një kontratë.
Të njëjtën gjë bëri edhe trajneri i Seahawks, Pete Carroll, që kontaktuan direkt me mua. Të jem i sinqertë u mendova gjatë për këdo dy oferta, por u mendova edhe se si të kisha një kontratë më të mirë në NBA. Bëhet fjalë për 10 vite më parë, isha ende i ri”, tha LeBron James.
“Reflektova gjatë. Këto dy skuadra më dërguan edhe fanellat e tyre me emrin tim sipër, që i kam ende në shtëpi. Asokohe doja të isha një protagonist i zonës së kuqe në këto ekipe”, kujton LeBron James, që më pas firmosi me Miami Heat, ku dhe fitoi dy tituj kampionë në NBA.