Krerët e FIBA Evropës kanë përzgjedhur Kosovën si nikoqire të Kampionatit Evropian për grupmoshat U16 të Divizionit C.
FIBA Evropa ka vendosur që në Prishtinë të mbahet Kampionati Evropian i basketbollit për grupmoshat e reja U16, Divizoni C i kategorisë së meshkujve, që pritet të zhvillohet nga 12 korriku deri më 17 korrik të vitit 2022.
Ky nuk është organizimi i vetëm që FIBA ia ka besuar Kosovës, ku në të kaluarën kishte organizuar edhe Evropianin U16, kampionatin e FIBA U18 Divicioni C dhe në kategorinë e femrave FIBA U20 Divizioni B.
Në të gjitha këto organizime, Kosova ka pranuar lëvdata nga FIBA për organizim të suksesshëm, ku tani përsëri i besohet organizimi i një Evropiani tjetër në Prishtinë.