Superliga e Kosovës në Basketboll mbyll xhiron e katërt sot me duelin mes Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.
Kampionët aktual, Ylli e kanë nisur në mënyrë katastrofale startin e sezonit të ri, duke u gjendur në pozitën e fundit në tabelë pas tri xhirove të para, dhe bashkë me Dritën janë dy skuadrat e vetme që ende nuk e kanë shijuar fitoren në kampionatin e ri.
Prishtina e cila ka dy fitore dhe një humbje në këtë kampionat, shkon në Suharekë pas një fitoreje trilleri ndaj Bashkimit, duke triumfuar pas dy vazhdimeve radhazi me rezultat të ngushtë 105-104.
Ylli do të kërkojë fitoren e parë sot në kampionat, gjersa Prishtina të tretën në katër xhiro.
Ndeshja do të fillojë nga ora 17:15 në palestrën “13 Qershori”, gjersa tifozët do të lejohen brenda por duhet ti respektojnë masat mbrojtëse, siç janë:
Respektimi i distancës në 1.5 metra, vendosjen e maskës (mbi hundë) dhe ulëset 1 në 3 ulëse si dhe të posedojnë dëshmitë: Certifikatën e vaksinimit (dhe Letërnjoftimin) për vaksinimin e plotë kundër COVID-19.
Shikuesit do të lejohet të hyjnë në palestër 30 minuta para ndeshjes, ndërsa dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjes, thuhet në faqen zyrtare të klubit suharekas.