Cameron Williams është basketbollisti më i ri i huaj që do të veshë fanellën e Golden Eagle Ylli.
Klubi nga Suhareka me anë të një njoftimi, thuhet se kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan.
Williams luan në pozitat 1 dhe 2, derisa me parë ka bërë karrierë në Amerikë, Australi, Sllovaki dhe Rusi.
Vitin e shkuar, ai ishte pjesë e ekipit nga Rusia, Yugra Surgut dhe ka luajtur me një mesatare prej 11.5 pikëve për ndeshje.