KB Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Balkan League.
Vendimi erdhi sot nga Drejtori Sportiv Z. Shay Shtriks.
Z. Shtriks foli sot me presidentin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, z. Arben Fetahu dhe i shpjegoi vendimin e tij.
KB Peja refuzoi të konfirmojë orarin zyrtar të garave si dhe të përmbushë të gjitha obligimet e tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara, njofton faqja zyrtare e BIBL-së.
Ai nuk sheh ndonjë të ardhme me pjesëmarrjen e KB Peja në ligë.
Prandaj, KB Peja konsiderohet zyrtarisht e larguar nga Liga. KJo është goditje e rëndë për basketbollin e Kosovës.