Art Motion Superliga do të vazhdojë të enjten me disa përballje tejet interesante në kuadër të javës së pestë.
Derbi do të jetë ajo mes KB Peja dhe klubit basketbollistik Prizreni 16, ku këtë sezon të dy skuadrat kanë regjistruar nga tri fitore dhe një humbje, përcjell KosovaPress.
Fakt interesant është që KB Peja dhe Prizreni 16 këtë sezon kanë pësuar nga një humbje nga Trepça.
Ndeshjet e radhës në Superligën e basketbollit kosovar do të zhvillohen në vikend, dhe në të gjitha prej tyre do të lejohet pjesëmarrja prej 10% e tifozëve në palestra.
Programin e plotë të xhiros së pestë në Superligën e basketbollit e gjeni më poshtë:
E enjte
17:00 Peja – Prizreni 16
E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
E diel
17:00 Bashkimi – Trepça
19:00 Drita – Golden Eagle Ylli