Federata Shqiptare e Basktebollit (FSHB) ka konfirmuar skuadrat që do të marrin pjesë në kampionat sezonin e ri sportiv 2021-2022. Gjatë hedhjes së shortit, u zyrtarizua skuadra e Dinamos si pjesëmarrëse në Superligën për meshkuj.
Blutë nga kryqeyteti do të zënë vendin e nënkampionëve të Goga Basket, që u tërhoqën nga kampionati. Për pasojë, numri i ekipeve që do të luajnë në Kategorinë e Parë për femra është reduktuar në 5.
Në total, janë 11 ekipet për meshkuj: 6 në Superligë dhe 5 në Kategorinë e Parë. Ndërsa për femra janë 8 skuadra, të gjitha të grupuara në një të vetëm. Kampionati i basketbollit pritet të nisë në fund të tetorit.
Superliga – Meshkuj, java e parë
Kamza Basket – Teuta
Dinamo – Partizani
Tirana – Vllaznia
Kategoria e Parë – Meshkuj, java e parë
Skënderbeu – Apolonia
Besëlidhja – Flamurtari
Elbasani (pushim)
Kategoria e Parë – Femra, java e parë
Studenti – Flamurtari
Apolonia – Elbasani
Partizani – Vllaznia
Tirana Barleti Basket – Tirana