Janë luajtur takimet e raundit të dytë të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Kampionët në fuqi të Anadolu Efes pësuan humbjen e dytë radhazi, duke u mundur 100-96 në fushën e tyre nga CSKA Moskë.
Kjo është humbja e dytë për turqit, që ende nuk kanë asnjë fitore në këtë edicion. Në krye të renditjes, me 2 fitore, ndodhen Barcelona, Olympiacos, Armani Milano, Villeurbanne, Monaco e Zenit.
Spikat fitorja e katalanase, 80-72 në fushën e Bayern Mynih, ndërsa Real Madrid u mund 74-68 në Athinë nga Olympiacos.
Euroleague – Raundi i dytë
Zalgiris Kaunas – Zenit st.Petersburg, 64-70
Panathinaikos – Fenerbahce, 91-87
Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 63-75
Bayern Mynih – Barcelona, 72-80
Unics Kazan – Monaco, 80-88
Anadolu Efes – CSKA Moskë, 96-100
Alba Berlin – Vuilleurbanne, 67-71
Olympiacos – Real Madrid, 74-68
Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 64-78