Sporti shqiptar sot ka humbur një tjetër figurë të saj.
Lajmi i trishtë vjen nga radhët e basketbollit ku njoftohet se ka ndërruar jetë gyjqtari Daniel Aliaj.
Aliaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, ndërsa mësohet se vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Lajmin e bëri publik Federata Shqiptare e Basketbollit me anë të një postimi në “Facebook” ku arbitrin e vlerësojnë si një djalë i cili ishte shumë energjik dhe kishte shumë ambicie.