Prishtina është gati për sfidën e gjysmëfinales së Superkupës Mbarëkombëtare, kundër Partizanit të Tiranës.
Kryetrajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, tha se është një ngjarje e veçantë.
Po ashtu Shatri tha se Liga Unike është e mirëseardhur.
Përballja mes Prishtinës dhe Partizanit luhet me 13 tetor (16.00) në palestrën e sportit në Vlorë.
Shatri tha se basketbollistet e tija janë mirë të përgatitur për këtë supersfidë.
“Jemi klub që kemi shkruar histori pavarësisht rezultateve, kemi përvojën ndërkombëtare pasi që në vitin 2019 ishim pjesë e garës ndërkombëtare FIBA Euro Cup Women që është nivel tjetër nga të gjitha garat.
Liga Unike është e mirëseardhur për basketbollin në përgjithësi e gjithashtu edhe për klubin tonë në këtë rast.
Me vjen mirë që do të jemi pjesë e një faqeje të re të historisë.
Ndeshja ndaj Partizanit do të jetë e rëndësisë së veçantë, pasi është ndeshja e parë në këtë nivel garave, nuk do të jetë e lehtë, e cila ekip është fituese e Kupës së Shqipërisë dhe është nënkampione e Shqipërisë.
Kemi shikuar një ndeshje të tyre dhe mendoj që fituesin do ta përcaktojnë detalet në fushë.
Jemi ekip që kemi ndryshuar në përbërje ku 50% e lojtareve janë të reja pasi që shumë lojtare janë larguar nga viti i kaluar e vetëm për një me vije keq që nuk është pjese e jona, është Era Shatri.
Do të mundohemi të paraqitemi mirë në këtë turne të Superkupës Mbarëkombëtare që të jetë një nisme e mirë e Ligës Unike”, thotë Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”.