Peja ndeshet me Dritën

Basketboll

Peja ndeshet me Dritën

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 15:11
Peja ndeshet me Dritën

Peja dhe Drita do të mbyllin xhiron e gjashtë të ArtMotion Superligës në Basketboll.

Peja e cila vie pas një fitoreje të madhe ndaj Prizreni 16, do të kërkojë fitoren e radhës ndaj Dritës për të marrë kryesimin në tabelë.

Në anën tjetër, Drita është në një krizë të thellë rezultatesh, duke mos e shijuar ende fitoren në Superligë, të cilët kanë pesë humbje pas pesë xhirove të para.

Peja ka momentalisht nëntë pikë të mbledhura, me katër fitore dhe një humbje të pësuar nga Trepça, por me një fitore potenciale sot ndaj Dritës do të kryesonin lidershipin pasi ndeshja tjetër mes Trepçës dhe Prishtinës është shtyrë për 30 tetor.

Drita në anën tjetër gjendet e fundit në tabelë me pesë pikë të mbledhura.

Ndeshja do fillojë nga ora 17:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat