Penza ia ka marrë zemrën Prishtinës.
Pejanet pas triumfit në Superkupën e Kosovës, sonte në Vlorë fituan me rezultat 71:65 (21:28, 15:13, 21:11, 14:13) ndaj Prishtinës, në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare në basketboll.
Penza fiton trofeun e parë në garën e parë të Superkupës Mbarëkombëtare.
Prishtina vetëm në çerekun e parë ishte më e mirë dhe avancoi me 28:21, por në tre çerekët tjerë pejanet treguan lojë më të mirë dhe fituan.
Basketbollistet më efikaset të Penza janë: Rael Whitsitt me 21 pikë, Bri Williams 14, Ioona Mckenzie 12, Valbona Bytyqi me 11 pikë etj.
Në radhët e prishtinasve me efikaset janë Sarah Mgbeike 21 pikë, Arbenore Peerçuku 18, Aisia Robertson 16 sosh.
Rael Whitsitt u shpall MVP e Superkupës Mbarëkombëtare, ku në finale shënoi 21 pikë e 14 kërcime.
Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.