Skuadra e Los Anxhelos Lejkers, edhe pse ka më shumë yjë, ende nuk ka fituar asnjë përballje para sezonale. Lebron Xhejmsit dhe entoni Dejvisit, iu bashkuan Karmelo Entoni , Rasel Uestbruk, ndërsa në skuadër u kthyen nga huazimet Duajt Hauard dhe Razhon Rondo.
Mirëpo në sfidat parasezonale, skuadra e drejtuar nga trajneri Frenk Vogëll, nuk fitoi asnjë përballje nga ato 6 të zhvilluara. Së fundit, Los Anxhelos Lejkers pësoi disfatë edhe nga Sakramanto Kings me rezultat 116-112.
Xhejms shënoi 30 pikë, Uestbruk shtoi 18 dhe Entoni 15 pikë, ndërsa Daeron Foks shënoi 21 pikë te Sakramento. Më parë, Lejkers pësoi disfatë ndaj Bruklinit, 2 herë ndaj Feniksit dhe Golden Stejtit.
Kujtojmë se sezoni aktual për yjet e Los Anxhelos Lejkers do të nis më 20 tetor, kur në palstrën sportive “Stejpëlls” do të vij Golden Stejt, ndërsa tre ditë më vonë edhe Feniksi.