Trajneri i basketbollit, Dritëro Sefaja, është pranuar në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”.
Programi është projekt i Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Universitetin Delaëare, derisa ka për qëllim zgjerimin e nivelit të lartë të përgatitjeve përmes programit të ICECP.
Sefaja ishte përzgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, pas aplikimeve që kishin bërë federatat në KOK.
Dritëro është ndihmëstrajner i Kombëtares A të basketbollit, trajner i Kombëtares U-16, derisa gjatë karrierës së tij ka vijuar edhe seminare të ndryshme ndërkombëtare.
Programi që nis muajin e ardhshëm, ka tetë module, ndërsa për shkak të pandemisë Covid 19, ligjëratat parashihet do të vijohen online.