Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra ka nisur me rezultate surprizë.
Kampionet në fuqi të Flamurtarit janë mundur 58-57 në kryeqytet nga Studenti, një rezultat i papritur, duke parë forcën e ekipit vlonjat, me disa basktebolliste të huaja.
Pa problem fitojnë Partizani e Tirana, që marrin kreun e renditjes.
Të kuqtë mposhtën 69-55 Vllazninë, ndërsa bardheblutë triumfuan 87-48 ndaj Tirana Barleti Basket. Më e bukur ndeshja e luajtur në Vlorë, ku Elbasani mik mundi 70-68 Apoloninë.
Basketboll – Kategoria e Parë Femra (java e parë)
Apolonia – Elbasani, 67-70
Tirana Barleti Basket – Tirana, 48-87
Partizani – Vllaznia, 69-55
Studenti – Flamurtari, 58-57
Renditja: Partizani 2 pikë, Tirana 2 pikë, Elbasani 2 pikë, Studenti 2 pikë, Flamurtari 1 pikë, Apolonia 1 pikë, Tirana Barleti Basket 1 pikë, Vllanzia 1 pikë.