Pas 4 muajsh pushim, do të rinisë NBA, kampionati më i bukur i basketbollit në botë.
Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës do të luhen dy takimet e para të sezonit sportiv 2021-2022.
Sezoni i ri nis me dy supersfida, teksa në parket do të zbresin 4 nga ekipet pretendente për titull. Takimi i parë është ai mes kampionëve në fuqi të Milwaukee e Brooklyn (ora 01:30), që do të pasohet nga sfida mes Lakers dhe Golden State (ora 04:00).
Katër skuadra me ambicie këtë sezon dhe ku çdo rezultat është i mundshëm. Ndërsa mëngjesin e së enjtes do të luhen 11 ndeshje, duke bërë kështu që NBA të hyjë në rrjedhën e zakonshme.