Tirana starton me fitore në Ligën Unike Shqipëri – Kosovë në basketboll.
Tirana para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 79:74 (22:11, 18:20, 13:23, 26:18) Rahovecin, në kuadër të javës së parë.
Ndeshja u karakterizua me rivalitet, sidomos në minutën e 30-të Rahoveci ishte në epërsi (53:54).
Çereku i fundit ishte fatal për Rahovecin, ndërsa Tirana e administroi lojën më mirë, ishin më të saktë dhe arritën fitore të madhe në hapje të edicionit.
Në minutën 35-të, Tirana udhëhoqi me 71:62, por mysafirët ngushtuan në 77:74 një minutë pa përfunduar takimi.
Megjithatë Tirana triumfon me rezultat 79:74.
Në radhët e Tiranës u dalluan Endrit Hysenagolli me 22 pikë, Julian Hamati 19, Eldi Hysa me 19 pikë dhe te Rahoveci Milik Yarbough me 21 pikë e Musab Mala me 18 sosh.