Java e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll mbyllet sot me një ndeshje.
Dy rivalët e vjetër të basketbollit kosovar, Bashkimi dhe Peja do të përballen mes vete.
Pejanët vijnë nga një ecuri fantastike e rezultateve, me ç’rast janë lider në tabelë me 13 pikë.
Ndërkaq, Bashkimi me 11 pikë ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec dhe fillon nga ora 17:00.