Skena të pahijshme në ndeshjen e basketbollit!
Buduçnosti nga Podgorica e mposhti Valencinë në shtëpi pas një loje jashtëzakonisht emocionuese (71:70) në raundin e dytë të Grupit B të Eurokupës.
Pas ndeshjes në “Moraça” janë parë skena të shëmtuara.
I pakënaqur me gjyqtarët, trajneri i Valencisë, Joan Penarol, vendosi të merret me gjyqtarët.
Menjëherë pas përshëndetjes me stafin profesional të Podgoricës, spanjolli ka vrapuar drejt gjyqtarëve, të cilët janë larguar me nxitim nga fusha.
Penarolos iu errësuan sytë, ai i ka arritur në tunel dhe ka tentuar t'i sulmojë fizikisht, por është penguar nga persona të shoqëruar nga një treshe gjyqtarësh.
Penarroya just started running at the referees #7DAYSEuroCup pic.twitter.com/Sp3cqGInfS
— Dainius🇱🇹 (@imLuckyD) October 27, 2021