Disa media në Serbi po merren me basketbollistin Mikael Tmushiq. Disa nga media serbe që ushqehen nga buxheti i Aleksandër Vuçiqit nuk zgjedhin mjete veç për të sulmuar Tmushiqin pse po luan për Kombëtaren e Kosovës.
“Një serb që luan për të ashtuquajturën Kosovë, dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë. Mikael Tmushiq theksoi se po mendon për basketbollin dhe nuk dëshiron që emri i tij të përdoret për qëllime politike ditore.
Meqë ra fjala, Tmushiq është sportisti i parë serb që vesh fanellën e seniorëve të një shteti të panjohur. Për zgjedhjen e të ashtuquajturës shtet të Kosovës, ka luajtur në kualifikueset e Botërorit kundër Luksemburgut, Islandës dhe Sllovakisë.
Në gjashtë ndeshje, ai kishte një mesatare prej gjashtë pikësh në 19 minuta në parket. Në karrierën e tij klubore ka veshur fanellat e Llovçenit, Bashkimit, Prishtinës dhe Podgoricës”, shkruan me mllef media “Kurir”.