NBA “pushtohet” nga të huajt

Basketboll

NBA “pushtohet” nga të huajt

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:57
NBA “pushtohet” nga të huajt

Në 75 vite histori, NBA ka ndryshuar shumë. Në sezonin 1946-1947, kur luheshin ndeshjet e para, në fushë ishin vetëm 5 basketbollistë të huaj. Ndërsa në startin e këtij sezoni (2021-2022), në fushë janë 109 të huaj, që vijnë nga 39 shtete të ndryshme të botës.

Kjo rritje e ndjeshme ka ndodhur për faktin se të huaj po bëhen gjithnjë e më shumë të rëndësishëm për NBA-në. Madje në 3 sezonet e fundit ata kanë fituar trofeun MVP të sezonit të rregullt: Dy herë me grekun Giannis Antetokounmpo dhe vjet me serbin Nikola Jokic.

Fakt është që 1/5 e lojtarëve që luajnë në NBA nuk janë amerikanë. Vendi me më shumë basketbollistë pjesëmarrës në NBA mbetet Kanadaja, me 18 lojtarë. Pas saj ndodhen Australia, Franca e Gjermania me 7 përfaqësues, ndërsa Nigeria, Spanja, Serbia e Turqia kanë nga 5 basketbollistë.

Skuadra kanadeze e Toronto Raptors është ajo që ka më shumë jo-amerikanë: 10 të tillë edhe për faktin se është ekip kanadez. Më pas vjen Dallas me 7 të huaj dhe me nga 5 lojtarë jo-amerikanë janë Oklahoma, Atlanta, Boston, Denver e New Orleans.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat