Rahoveci është për sfidën me Teutën nga Durrësi, në kuadër të javës së dytë të Ligës Unike në basketbollit.
Rahovecianët nuk i frikësohen Teutës por kërkojnë fitoren e parë në këtë garë.
“Nesër (17.00) luajmë ndeshjen e parë si vendas në palestrën "Mizahir Isma" ndaj skuadrës së KB Teuta në kuadër të Ligës UNIKE.
Shitja e Biletave veçse ka filluar në Dyqanin zyrtarë të klubit dhe vazhdon sot dhe nesër nesër.
Rregullat strikte për të gjithë të pranishmit në palestër:
- Respektimi i distancës 1.5m
- Vendosja e maskës (mbi hundë) dhe ulëset 1 ne 3 ulëse.
- Posedimi i certifikatës së vaksinimit (minimalisht një dozë); apo
- Testi negativ RT-PCR jo më i vjetër se 72 ore.
Gjatë tërë kohës për respektimin e masave do të angazhohet Policia e Kosovës.
Vini re: Sipas vendimit të FBK-së, shikuesve do t'i lejohet hyrja 30 minuta para fillimit të ndeshjes. Dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjes”, shkruan në faqen e KB Rahoveci.