Skuadra e Los Angeles Lakers ka arritur të mposht Cleveland Cavaliers me rezultat 113-101.
Çereku i parë i takojë ekipit të Cavaliers që e fituan këtë periodë 21-28.
Megjithatë, në tre çerekët tjerë Lakers ishin dukshëm më të mirë për të arritur fitore në fund.
Më meritorët për fitoren e Lakers ishin Lebron James me 26 pikë, tre kërcime, tetë asistime dhe Carmelo Anthony me 24 pikë e pesë kërcime.
Te Cleveland u dallua Evan Mobley me 23 pikë, gjashtë kërcime, tre asistime.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të luajtura sot në NBA.