Xhiro e dytë e Ligës Unike do të mbyllet sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Dy ndeshjet e para të xhiros së dytë përfunduan gjatë ditës së djeshme (e shtunë), ku Teuta triumfoi ndaj Rahovecit 103:123, gjersa Kamza Basket mposhti Vllazninë e Shkodrës me rezultat 82:72.
Në dy duelet e sotme, Golden Eagle Ylli do të mirëpres skuadrën e Pejës në Suharekë, nga ora 17:00.
Skuadra nga Theranda gjithashtu është kampion i Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare.
Të dy skuadrat që e filluan me fitore kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj përballja do të jetë shumë interesante.
Në përballjen e fundit do të ndeshen Tirana Neptun dhe Prizreni 16.
Skuadra kryeqytetase fitoi Kupën e Federatës në Shqipëri, kurse Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës. Kryeqytetasit në xhiron e parë mundën Rahovecin, kurse prizrenasit pësuan nga Kamza.
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
19:00 Tirana Neptun – Prizreni 16