Pas 4 fitoresh, Utah Jazz pësoi humbjen e parë sezonale në NBA pasi u mposht nga Chicago Bulls me rezultatin 107-99.
Për skuadrën nga Ilionois kjo ishte fitorja e 5-të në 6 takime falë dyshes DeMare De Rozan autor i 32 pikëve dhe Zac Lavine që shtoi 26 të tjera.
Një sukses të thjeshtë arriti dhe Miami Heat në transfertën përballë Memphis Grizzlies me rezultatin 129-103 për meritë të Jimmy Butler autor i 27 pikëve.
Ndërkohë që surprizën e bëri San Antonio Spurs që triumfoi në transfertën ndaj Milwaukee Bucks me shifrat 102-93.