Basketbollistët e Miamit i shkaktuan një disfatë të rëndë Luka Donçiçit dhe Dallas-it, me rezultat 125:110, që është humbja e parë në shtëpi në këtë sezon për skuadrën nga Teksasi.
Nikoqirët nuk i ka ndihmuar as rekordi i Donçiçit, i cili mbylli ndeshjen me 33 pikë. Hiro me 25 dhe Batler me 23 pikë udhëhoqën Miami në fitoren e gjashtë që nga fillimi i sezonit.
Skuadra e Feniksit, në terrenin vendas, mundi Nju Orlinsin me 112:100, i cili këtë sezon ende nuk mund të llogarisë te Zion Uilliamson.
Ndërkohë për shkak të problemeve shëndetësore, Orlins nuk e kishte edhe Brendon Ingramin. Kris Poll bëri histori gjatë lojës, pasi ylli 36-vjeçar shënoi 14 pikët në pjesën e dytë dhe kontribuoi në fitore me 18 asistime, duke u ngjitur nga vendi i pestë në vendin e tretë në listën e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.
Të udhëhequr nga LeBron Xhejms, LA Lakers fituan në shtëpi ndaj Hjustonit me rezultat 119-117. Xhejms shënoi 30 pikë dhe 10 asiste.